Kasat fiskale, KLSH: Dështimi, përgjegjësi e MFE dhe bizneseve

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 20:40 | Ekonomi
Kasat fiskale, KLSH: Dështimi, përgjegjësi e MFE dhe bizneseve

Kasat fiskale kanë dështuar në objektivin e tyre kryesor në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e informalitetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në raportin e fundit konstaton se ka një moszbatim të ligjit nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve ndaj bizneseve që bëjnë evazion. 

Sipas të dhënave, vetëm gjatë periudhës 2017-2018 janë konstatuar mbi 9300 shkelje për kasat fiskale. 

KLSH vlerëson se fushatat e ndërmarra nuk kanë rezultuar efektive në luftën kundër informalitetit. Për ekspertët, nevojitet një strategji afatgjatë.  

Sistemi i kasave fiskale u ka kushtuar bizneseve rreth 46,5 milionë euro, ndërsa nuk ka ende një faturë se sa do të paguajnë për sistemin e ri të fiskalizimit, proces i cili, sipas KLSH-së, do të shoqërohet me kosto të larta për sipërmarrjen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos