
Teuta nuk ka mundur sërish të fitojë e këtë herë është ndalur në një barazim 1-1 në “Selman Stërmasi” ndaj skuadrës së Tiranës.
Skuadra e drejtuar nga korçari Blendi Shkëmbi arriti të shënojë e para pa u mbushur ende 2 minuta lojë. Progni shfrytëzoi krosimin perfekt të Frashërit për të mposhtur Abibin dhe për tu dhënë avantazhin “djemve të detit”.
Por bardheblutë reaguan dhe arritën të shënojnë golin e barazimit që në pjesën e parë me anë të Ngoo. Në të 38-ën pas një aksioni model të bardhebluve, Halili dhe Ngoo kombinuan shumë mirë mes tyre brenda zone me sulmuesin anglez që arriti të barazonte shifrat me një goditje fluturimthi.
Pjesa e mbetur e ndeshjes, pavarësisht rasteve nuk dhuroi më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë në këtë takim. (A2 Televizion)