
Dy ndeshje të “El Clasikos” në Kupën e Mbretit. Ky është verdikti i shortit të fazës gjysmëfinale, të hedhur në Sevilla, aty ku është parashikuar të luhet finalja e kompeticionit, më 25 maj.
Ashtu si të gjithë shpresonin, goglat vendosën përballë tyre Realin e Madridit dhe Barcelonën, në një prej dueleve më të bukur të futbollit ndërkombëtar.
Fundi i muajit shkurt do të jetë mjaft i vështirë për Realin, që do të presë Barcelonën dy herë në “Bernabeu”, më 27 shkurt në Kupë dhe më 2 mars në kampionat.
Në çiftin tjetër të Kupës, për një biletë në finale do të luajnë Valencia dhe Betis. (A2 Televizion)