Incident në Tirana-Teuta, tifozët shembin rrethimin

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 19:38 | Futboll

Goli i barazimit i shënuar nga Ngoo në minutën e 38 të pjesës së parë në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi” ka ekzaltuar pa masë tifozët bardheblu.

Por festa e tyre e shfrenuar u shoqërua edhe nga një incident i pakëndshëm.

Pas shënimit të golit, sulmuesi Ngoo iu drejtua tifozëve për të festuar së bashku me atë, të cilët hipën mbi hekurat që i ndajnë nga fusha. Por pesha e tyre bëri që të rrëzohen, por fatmirësisht pa të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos