Napoli luan tenis me Sassuolon, shënon dhe Rrahmani

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 17:00 | Futboll
Napoli luan tenis me Sassuolon, shënon dhe Rrahmani

Napoli ka fituar me rezultatin e thellë 6-1 ndeshjen e radhës në Serie A përballë Sassuolo.

Vendasit vinin pas një humbje zhgënjyese nga java e kaluar përballë Empolit dhe të gjithë arsenalin e tyre e shënjestruan te Sassuolo, e cila renditet aktualisht në vendin e 10 në renditje.

Djemtë e Spalletit e mbyllën 4-0 pjesën e parë në një takim që u luajt në një portë. Në pjesën e dytë erdhi radha dhe e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Admir Rrahmani që të linte shenjën e tij në këtë ndeshje.

Sassuolo e gjeti golin e flamurit në minutën e 87 me Maxime Lopez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos