Shtatë javë pa fitore, Vllaznia kërkon kthesën me Skënderbeun, synohet vendi i katërt

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 14:44 | Futboll
Shtatë javë pa fitore, Vllaznia kërkon kthesën me

Në finalen e kupës, por me synimin që të sigurojë pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit. Vllaznia e ka të qartë detyrën dhe përballë Skënderbeut synon të kthehet te fitorja, për ta mbyllur Kategorinë Superiore në vendin e katërt.

Trajneri Elvis Plori kërkon gjithashtu suksesin e parë, prej emërimit në krye të stolit pas largimit të Brdaric.

“Pesë javët e fundit kemi 2 humbje dhe 3 barazime, po shënojmë shumë pak, duhet të jemi serioz në fushën e lojës. Duhet të arrijmë vendin e katërt, sepse për vendin në Europë nuk i dihet si shkon finalja e Kupës”, deklaroi trajneri shkodran.

Vllaznia-Skënderbeu luhet këtë të shtunë, në Loro Boriçi, në orën 16:45. Paralelisht në Kamëz, Kastrioti do të përballet me Egnatian, për të vulosur qëndrimin në elitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos