
Rrezikojnë gjobë dhe 6 muaj heqje licence, ky është ndëshkimi për stomatologët, të cilët hapin aktivitetin e tyre gjatë kësaj periudhe pandemie, pasi janë kategoria më e rrezikuar.
Në A2, stomatologia Edlira Baruti u shpreh se këto masa janë të duhurat pasi kontakti me një person të infektuar do të ishte mjaft i rrezikshëm për stomatologët.
“Nga të gjitha studimet është vërtetuar se përhapja e COVID-19 arrihet nëpërmjet spërklave, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë gjatë punës së një stomatologu. Sipas OBSH-së, stomatologu është më i rrezikuari, por edhe për personat e tjerë që mund të futen në atë ambient. Këto masa janë të justifikuara.
Edlira Baruti bëri të ditur se aktualisht shërbimi mund të kryhet vetëm në klinikën universitare. “Aktualisht shërbimi është i përqendruar në klinikën universitare, pasi kërkohet një trajtim specifik, me mjetë mbrojtje persona të njëjta me ato në infektiv. Çdo pacient duhet trajtuar si një pacient i infektuar. Ne bëjmë konsulta online dhe u këshillojmë klinikën universitare vetëm në raste të veçanta”, u shpreh Edlira Baruti. (A2 Televizion)