Kategoria Superiore, Partizani në kërkim të fitores, luftë për kreun mes Kukësit e Tiranës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 10:38 | Futboll
Kategoria Superiore, Partizani në kërkim të fitores, luftë

Kampionati shqiptar i futbollit ka hyrë në një fazë mjaft të bukur ndërkohë që lufta për kreun në javën e 20 të tij është bërë mjaft e bukur.

Kampionët e Partizanit do të kërkojnë sot të rikthehen te fitorja pas 3 humbjeve zhgënjyese ndaj Kukësit dhe Skënderbeut në kampionat dhe Besëlidhjes në kupë. Të kuqtë udhëtojnë drejt Gjirokastrës, ku do të përballen me Luftëtarin vendas.

Tiranën e “ringjallur” e pret një sfidë delikate në Arenën Kombëtare përballë Teutës. Bardheblutë nuk kanë humbur asnjë sfidë që kur drejtimin e tyre e ka marrë Egbo dhe duan të vazhdojnë me këtë ritëm, i cili deri tani i ka çuar vetëm një pikë larg vendit të parë.

Kukësi ka një përballje të lehtë në letër në ndeshjen e radhës në Kategorinë Superiore. Kryesuesit e tabelës shkojnë në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin që duket se e ka prerë biletën për të rënë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos