Zhgënjen Roma, pëson 4 gola dhe rrezikon zonën Champions

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 23:05 | Futboll
Zhgënjen Roma, pëson 4 gola dhe rrezikon zonën Champions

Ndoshta e ngopur nga lëvdatat në derbin kundër Lazios, Roma shënon një nga performancat e saj më zhgënjyese kundër Sassuolos, ku humbet 4-2, rezultat që nuk pasqyron tërësisht diferencën midis ekipeve në këtë ndeshje.

Sassuolo “trullos” kryeqytetasit nga fillimi i ndeshjes, me golin e bukur të Caputos (7’), që dyfishon dhjetë minuta më vonë. Në minutën 26-të Roma gjendet nën tre golave, me Djuricic.

Ishte nga viti 2012 me Juventusin që Roma nuk ndodhej në një pasiv të tillë në pjesën e parë.

Roma në pjesën e dytë zgjohet nga gjumi, dhe gjen golin me Dzeko dhe sheh mundësinë përmbysjes me penalltinë e shënuar nga Veretoit, por pak sekonda më vonë gjunjëzohet nga një gol “alla Cristiano Ronaldo” të Boga.

Me humbjen e sotme, Roma rrezikon seriozisht vendin e katërt në Serie A, me Atalantën që “fërkon duart”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos