KE, rekomandim pozitiv për Shqipërinë, “drita jeshile” që pritej nga Macron

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 12:53 | Aktualitet

Komisioni Europian vlerëson me tone tejet pozitive progresin e shënuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në procesin e reformave dhe rikonfirmon rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në progres-raportin e publikuar të hënën thuhet se dy vendet kanë shtuar përpjekjet dhe kanë prodhuar rezultate të mëtejshme në fushat kyçe. Në raport përmendet gjithashtu progres sa i përket shqetësimeve të ngritura nga Franca e Holanda, si ajo e azilantëve dhe krimit të organizuar; çështje këto që u përdorën si argument nga këto dy vende për bllokimin e zgjerimi në tetor 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos