Protesta para Parlamentit, arrestohen 3 persona dhe procedohen 6 të tjerë

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 13:46 | Kronikë

Protesta para Parlamentit, arrestohen 3 persona dhe procedohen 6 të

Policia ka njoftuar se ka arrestuar "3 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve në datat 7 dhe 8 tetor".

"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç; u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos