Shqipëria përballë koronavirusit, A2 në një nga tre zonat e parashikuara për karantinë

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 10:21 | Aktualitet

Sipas autoriteteve, ende asnjë i prekur nga koronavirusi në territorin e Republikës së Shqipërisë, por kjo, sipas kryeministrit Edi Rama, nuk i ka lënë mbrapa në procesin e parapërgatitjes. Pak ditë më parë, Edi Rama siguroi qytetarët shqiptarë që në rastet eventuale të përhapjes së virusit, janë marrë masat nga strukturat e shëndetësisë për çdo situatë. 800 mjekë dhe infermierë janë trajnuar, ndërsa spitali infektiv është planifikuar i pari për pritjen e rasteve me koronavirus e pas tij, projeksion mbetet Kavalishenca në Durrës. Por çfarë ndodh aktualisht në “hot spot”-et e parashikuara për karantinimin e të prekurve nëse COVID-19 zbarkon në Shqipëri? Gazetarja e A2, Elitjona Doko, raporton nga Durrësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos