
Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë diskutimin për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj Sali Berishës nga Gjykata e Posaçme, shkruan A2 CNN.
Gjykata vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Berishës, duke shfuqizuar vendimin e datës 22 prill 2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe duke dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Berisha është duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Ai akuzohet në cilësinë e ish-kryeministrit për “korrupsion”. (A2 Televizion)