Këlliçi ironizon Bashën: I rezistoi gjumit për të përjashtuar kritikët, xheloz që nuk u bë lider

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 11:05 | Politikë
Këlliçi ironizon Bashën: I rezistoi gjumit për të

Belind Këlliçi ironizoi vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar dhe pezulluar nga Partia Demokratike të gjithë kritikët e tij.

Ai e fton Bashën të zbresë në bazë dhe të shohë mbështetjen që ka.

“Ish-kryetari i partisë që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme, për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!

Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin. Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen”, shkruan Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos