Këlliçi: Jemi me dorën e shtrirë, kjo është opozita e re

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 11:17 | Politikë
Këlliçi: Jemi me dorën e shtrirë, kjo është

Belind Këlliçi ishte i pari që e mori fjalën në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai u bëri thirrje demokratëve të bashkohen me Rithemelimin, duke theksuar se kjo është opozita e re.

“Gjendja do të ndryshojë. Rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga qeveria, por nga opozita e re. I vetmi ndryshim është ai përmes ndryshimit tonë.

Ne nuk do të jemi kurrë një opozitë fasadë. Kjo do ta ndryshojë Shqipërinë. Momenti nuk është i largët, por sot këtu, në këtë kuvend.

Pas shumë debateve, edhe të pahijshme dhe të palavdishme, jemi këtu sot me dorën e shtrirë. Kjo është opozita e re. Edi Rama dhe Lulzim Basha shkallmuan votën e lirë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos