Topalli në Kuvendin e PD: Kaluan vitet me opozitë të rreme, ky është moment reflektimi

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 10:41 | Politikë
Topalli në Kuvendin e PD: Kaluan vitet me opozitë të rreme, ky

Jozefina Topalli është një nga emrat e rikthyer në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike këtë të shtunë. Para nisjes së punimeve, ajo u shpreh për A2 CNN se ky është një moment i madh për reflektim.

“Demokracia në tërësi po sfidohet nga autokratizmi. Në fakt, duket paradoksale që në kohët digjitale demokracia të vuajë siç vuan këtu. Dëshmi e kësaj është klasa politike shqiptare. Në mënyrë të veçantë mungesa e opozitës reale.

Kemi kaluar vite kur opozita ishte e rreme dhe ky ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej demokracisë sonë. Ky është një moment i madh reflektimi dhe duhet ta ndajmë bashkë. Është momenti për të filluar një opozitë të vërtetë. Nuk është e thjeshtë, por ne ia kemi dalë edhe më parë. Unë jam shumë më optimiste se 2-3 vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos