
Ministrja Manastirliu, në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin Rama, njoftoi për masat e marra nga qeveria për përballimin e situatës së COVID-19, për vjeshtë - dimër. Ajo thotë se janë projektuar tre skenarë për rritjen e kapaciteteve spitalore. Sipas Manastirliut, deri tani janë 550 shtretër për të trajtuar rastet me koronavirus dhe në total do të jenë 1600 shtretër përfshirë edhe me kapacitet e spitaleve rajonale.
“Kemi mbi 5 mijë raste active dhe 234 të shtruar në spitalet tona. Strategjia jonë rrit kapacitete spitalore në përballje me virusin duke projektuar 3 skenarë, vendosëm të kishim struktura të dedikuara. 550 shtretër për të trajtuar rastet covid. Kemi punuar për përfshirjen e spitaleve rajonale. 1600 shtretër përfshirë edhe kapacitetet e spitaleve rajonale”.
Manastirliu njoftoi se garantohen 1000% terapitë si plazma hiperimune dhe terapia e remsidvirit, ndërsa shtoi se po vijojnë përgatitjet për testimin nëpërmjet laboratorit, si dhe janë rritur testimet dhe gjurmimi.
“Garantojmë 100% të terapive si plazmën hiperimune dhe kemi arritur të sigurojmë terapinë e remsidvirit.
Kemi rritur kapacitet gjurmuese në të gjithë territorin mbi 80% e rasteve që janë të dyshuara testohen dhe izolohen.
Në një periudhë vjeshte dhe dimri kërkon që të rriten më shumë kapacitetet qoftë për të shtuar personelin e epidemiologëve.
Testimet, që përveç faktit, që kemi sot dy laboratorë shtetërorë ne përgatitemi për të rritur testimin nëpërmjet laboratoit dhe në pritje për testet e shpejta të vijojmë rritjen e testimeve në të gjitha strukturat e rëndësishme që kërkojmë të vijojmë aktivitetin si shkolla, bizneset”.
“Sa u takon hapjes së shkollave, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se nuk ka pasur asnjë shpërthim epidemie që do t'i detyronte të mbyllnin shkollat.
“Hapja e shkollave ishte një sfidë e vërtetë, për të hapur shkollat për të vënë e zbatuar protokollet. Deri tani, nuk kemi pasur asnjë vatër shpërthimi epidemie në shkolla, por nuk kemi mbyllur, deri më sot, asnjë shkollë për arsye të shpërthimit atë që e kemi planifikuar në strategjinë tonë”. (A2 Televizion)