Rama njofton skemën e re të Bonusit të Bebes: Deri në 10 mijë lekë në muaj për 5 vite

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2026, 16:28 | Politikë

Rama njofton skemën e re të Bonusit të Bebes: Deri në 10

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook skemën e re të Bonusit të Bebes, e cila pritet të nisë nga 1 korriku 2027. Sipas tij, për çdo fëmijë të lindur do të ofrohet mbështetje financiare mujore për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas skemës së njoftuar, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë.

Në total, për pesë vite, përfitimi do të arrijë përkatësisht në 300 mijë, 420 mijë dhe 600 mijë lekë.

Njoftimi i Ramës vjen një ditë pas prezantimit nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, në Korçë, të politikave të reja për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos