Nëse shumë persona e kanë përjetuar keq qëndrimin në karantinë, nuk ka ndodhur aspak kështu për ish-futbollistin e Napolit dhe PSG-së, Ezequiel Lavezzi, i cili mendohet të ketë shpenzuar deri në 1,5 milionë dollarë vetëm gjatë kësaj periudhe.
Ai u tërhoq nga futbolli pak para shpalljes së pandemisë. Lavezzi i kaloi dy muaj të karantinës në ishullin Saint Barth, së bashku me të fejuarën e tij Natalia Borges, ndërsa më pas u zhvendos i vetëm në Saint Tropez, ku është duke qëndruar akoma.
Sipas LAM, qëndrimi në ishullin përrallor, mes kushteve luksoze e verërave të shtrenjta, do t’i kushtojë Lavezzit plotë 1,5 milionë dollarë! (A2 Televizion)