Falë teknologjisë, Kim Kardashian "ritakon" të atin e ndjerë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 18:44 | Showbiz
Falë teknologjisë, Kim Kardashian "ritakon" të atin e

Mes zërave se Kim Kardashian dhe partneri i saj, Kaney West, janë drejt divorcit, ky i fundit i ka bërë bashkëshortes, dhuratën më të veçantë për 40-vjetorin e lindjes.

Falë teknologjisë së hologrameve, Kim Kardashian pati mundësinë të rishohë dhe të marrë urimin e të atit të ndjerë.  Figurën e babait përballë saj, Kim e përshkroi identike sikur ai të ishte gjallë dhe si një surprizë të veçantë nga parajsa.

"Për ditëlindjen time, Kanye më bëri dhuratën më kuptimplotë që kam marrë ndonjëherë në jetë. "- shkruan Kim në videon e postuar në rrjete sociale.

Hologrami i të atit, Robert Kardashian, i cili u nda nga jeta në vitin 2003, i thoshte të bijës që e sheh çdo ditë dhe se kujdeset për të nga parajsa.

"Gëzuar ditëlindjen Kimberly. Shikoje veten, je 40 dhe kaq e rritur! Dukesh po aq e bukur sa kur ishe e vogël. Të shoh dhe kujdesem çdo ditë për ty, motrat e tua dhe fëmijët! Ti je mamaja më e mirë e atyre 4 fëmijëve, që janë perfekt. Vazhdo të bësh çfarë po bën Kim. Duhet të dish që jam krenar për ty dhe gjithmonë me ty."- dëgjohet të thotë hologrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos