Një ish-pedagog i Universitetit të Los Angeles në Kaliforni u arrestua në Kolorado pasi kishte kërcënuar se do të kryente një sulm masiv në shkollë përmes një manifesti të dhunshëm prej 800 faqesh.
31-vjeçari Matthew Harris u arrestua nga ekipet speciale SWAT pranë kampusit të Universitetit të Kolorados, ku kishte deklaruar se do të ndërmerrte një tjetër sulm.
Të dielën, ish-pedagogu postoi 300 video kërcënuese në YouTube dhe më pas ai i dërgoi e-mail stafit të UCLA duke kërcënuar për të shtëna masive. Ai përfshiu në to dhe detaje të manifestit që kishte referenca për kampusin.
Për këtë arsye, stafi i UCLA ndërpreu procesin mësimor dhe njoftoi autoritetet për Harris, i cili kishte punuar aty deri vitin e kaluar, por u pushua nga puna pas ankesave të studentëve se disa prej tyre i kishte dërguar materiale pornografike. (A2 Televizion)