Kërkesa e Scholz për njohjen e Kosovës, Moska: A janë këta miq të Serbisë? Beogradi nuk i ka borxh BE-së

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 15:01 | Bota
Kërkesa e Scholz për njohjen e Kosovës, Moska: A janë

Rusia reagoi me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij në Prishtinë.

“Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

https://a2news.com/2022/06/10/a-e-mbeshtet-gjermania-ballkanin-e-hapur-scholz-dua-ta-them-qarte-prioritet-eshte-tregu-i-perbashket-rajonal/

“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve. “Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse. Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.

Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Unioni Europian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos