
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar lajm të mirë faktin se sot pas 7 vitesh denoncime nga ana e opozitës, ndodhen përpara drejtësisë për çështjen e inceneratorëve, 3 zyrtarë të lartë.
Tabaku e cilësoi një dështim të shtetit faktin që tashmë Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri për shkak të vonesave.
“Për të gjitha gjërat që e kemi akuzuar zotin Ahmetaj në këto 7 vite për inceneratorët, të jeni të sigurt se janë të reflektuara të gjitha në atë dosje. Ne kemi çuar para drejtësisë 55 persona ndërkohë që janë 21 prej tyre. Dosja për Durrësin dhe Tiranën janë në proces e sipër. Ahmetaj është i pari për Tiranën, ndërkohë që kemi kryetarin e bashkisë që nuk është thirrur ende. Çdo informacion është bërë publik, diskutimet e kafeve t’i lëmë. Sot kemi para drejtësisë 3 zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është që Arben Ahmetaj nuk është këtu. Ky është dështim i shtetit”, tha Tabaku. (A2 Televizion)