
Deklaratën e kryeministrit Rama që nuk do të ketë as ulje dhe rritje të taksave, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra e shikon si një barrikadë dhe sinjal negativ për biznesin. I ftuar në A2 Business ai tha se qeveria duhet të bëjë një plan rimëkëmbje për të mbyllur gropat e krijuara nga pandemia.
“Deklarata e kryeministrit është ofensiv për të vendosur një barrikadë që nuk ka ulje taksash dhe jep sinjal negativ për biznesin që duhet të punojnë në kushtet e tij. Kemi ndryshime të fashave dhe limiteve dhe duket sikur gj vëmendja duhet të shkojë tek i pamunduri dhe nuk të vjen mirë. Ka mënyra mënyra për të vendosur një barrierë. Plan rimëkëmbje për të mbyllur gropat e krijuara nga pandemia. Qeveria duhet që në bashkëpunim me Bankën Botërore, donatorët e FMN të bënte një analizë të impaktit mbi ekonominë dhe analiza na nxjerr disa detyra për të mbyllur gropat”.
Por për ministrin e Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi nuk ka një formulë të artë që u jep zgjidhje të gjitha problemeve. Sipas tij edhe Europa sot po i konsideron si jo eficente dhe efikase masat që mori me urgjencë.
“Sot Europa po i konsideron masat mbështetëse që mori me urgjencë si jo efikase dhe jo eficente. Po bëjmë bashkë me partnerët një analizë, por situata është aq e ndryshueshme, saqë të gjitha analizat që bëri Greqia në fillim të dhjetorit me futjen e lockdown i ka çuar në disa skenarë të paparashikuar. Po bëjmë në vlerësim. Nuk është e lehtë. Shumë biznese janë të lidhur me eksportet si industria fason dhe ç’ndodh; ne marrim një masë lehtësimi, nëse bllokohen porositë atëherë do afektohet. Jemi duke e bërë, por variablet janë të tilla që nuk kemi formulë të artë që t’i japim zgjidhje të gjitha llojeve të problemeve. Ne kemi marrë vendim politik në raport me biznesin e madh, të mesëm dhe të vogël dhe mbi 85% e biznesit të madh nuk ka shqetësim nivelin e taksave, por ka të bëjë me procedurat e inspektimet”.
Nga ana e tij Shkodra theksoi se në thelb të programit elektoral duhet të jetë reforma proceduriale mbi inventarin, lehtësira fiskale kirugjikale dhe lehtësimi procedurial.
Ndërsa sa i takon sektorit të bujqësisë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj u shpreh se kërkohet ndërhyrje për rritjen e të ardhurave në këtë sektor.
“Rritja e të ardhurave të sektorit të Bujqësisë kërkon ndërhyrje të padiskutueshme dhe nëse i lëmë këto shtylla në këtë nivel ne nuk do të kemi rritje të parashikuar të prodhimit. Vështirësia kryesore është te puna e administratës. Dhe ne kërkojmë nga partitë që më shumë të përqendrohemi te të ardhurat, por nuk bëhet me ketë formë që është sot”.
Ndiqni emisionin e plotë: https://a2news.com/live/
Për ministrin Shalsi shifrat për sektorin e bujqësisë janë premtuese, ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme dhe po fuqizohen institucionet. Sipas tij janë parashikuar një sërë investimesh në këtë sektor.
“Edhe për sektorin e bujqësisë shifrat janë premtuese. Sot jam marrë me problemin e mbylljes së kufirit në Kapshticë nga pala greke dhe një numër biznesesh u është shtuar kosto se duhet të kalojnë nga Bullgaria. Bujqësia në këto vite qoftë me paketa e brendshme por edhe me IPARD-in ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga ana tjetër po fuqizohen institucionet. Paketa Ipard-it shkon rreth 90 mln. Bujqësia është futur në rrugë pa kthim rritje. Janë një numër i konsiderueshëm investimesh në kanale kulluese e vaditëse. Trysnia ndaj administratës publike ka përmirësuar punën në administratë dhe të kuptojë më mirë. Parashikojmë rritje prej 5.3-5.4% dhe janë tashmë fakte që na lejojnë të jemi optimistë e realistë për atë që ofrojmë”. (A2 Televizion)