Kërkimi shkencor në Shqipëri, “duhen më shumë fonde nga qeveria”

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 14:04 | Sociale
Kërkimi shkencor në Shqipëri, “duhen më shumë

Vetëm 17 710 euro janë shpenzuar për kërkimin shkencor, nga pasqyra financiare e publikuar për 6 universitete në vend.

Universiteti i Tiranës, gjatë vitit 2020-2021, nuk ka shpenzuar asnjë lek drejt shkencës. Sipas rektorit Artan Hoxha, buxheti ekziston, por pa dhënë detaje për menaxhimin e tij drejt kërkimit shkencor. 

Fakulteti Filologjik, ndikuar nga zhvillimet albanalogjike, historike, arkeologjike e të tjerë, ka një qasje më pozitive për shkencën.

Megjithatë, mungesa e fondeve mbetet sfida kryesore. Ekspertët e arsimit shprehen se shumë universitete punojnë ende me literaturë të vjetër për shkencën. Një stimul ndaj pedagogëve, me financim të drejtpërdrejtë, shihet si një hap pozitiv. 

Kryesisht janë të huajt ata që asistojnë me fonde dhe pajisje për kërkimet shkencore në Shqipëri. Rritja e fondeve nga qeveria do të përmirësonte edhe renditjen në fund të tabelës, krahasuar me punën që bëjnë vendet e rajonit drejt shkencës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos