Kukës, "Muaji rozë" rrit ndërgjegjësimin e grave, 81 ekzaminime në 3 javë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 14:07 | Sociale
Kukës, "Muaji rozë" rrit ndërgjegjësimin e grave,

Muaji rozë i ndërgjegjësimit në luftën ndaj kancerit të gjirit përmes ekzaminimeve ka sjellë një rritje të kontrolleve pranë Spitalit Rajonal të Kukësit.

Nevjon Halili, shef i Shërbimit Parësor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, thotë se përgjatë muajit tetorit janë kryer 81 mamografi.

Ndërsa Agron Geca, mjek ekzaminues për eko dhe mamografi thotë se gjatë këtij viti është rritur interesimi i grave dhe vajzave për t’u ekzaminuar.

“Kemi raste të dyshuara që plotësojmë me teste të tjera laboratorike. I bëj thirrje të gjithë grave që janë mbi moshën 40 vjeç dhe ato që kanë dyshime që të vijnë në spital sepse një zbulim i shpejtë shpëton jetën”, thotë mjeku.  

Prej tre vitesh, mamografia është e vendosur në Kukës dhe përgjatë këtyre viteve është vërejtur ndërgjegjësim i grave për të kryer kontrolle të gjirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos