Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës arrestohet në Itali

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 13:32 | Bota
Kërkoi pavarësi nga Spanja, lideri separatist i Katalunjës

Lideri separatist katalanas në ekzil, Charles Pugdemond, është ndaluar në Itali nga një urdhërarrest të lëshuar nga Spanja.

Ai akuzohet për kryengritje, me anë të referendumit për pavarësi të zhvilluar në 2017-n, të cilin gjykata e shpalli të paligjshëm. Në atë periudhë, Pugdemond ishte president i Katalunjës, por më pas u arratis për në Belgjikë. Ai jeton atje dhe është anëtar i Parlamentit Europian.

Arrestimi i liderit katalanas është bërë në aeroportin e Sardenjas, ku po shkonte për të marrë pjesë në një festival folklori për Katalonjën.

Një gjykatës italian do të vendosë nëse ai do të lirohet apo ekstradohet për në Spanjë. Pugdemond i kishte rezistuar ndalimit dhe ekstradimit deri më tani pasi si eurodeputet kishte imunitet. Por Parlamenti Europian ia hoqi mbrojtjen në muajin mars.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos