“Kërkon të vendosë për veshjen time”, Jennifer Lopez shpërthen ashpër ndaj Ben Affleck

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 11:14 | Showbiz
“Kërkon të vendosë për veshjen time”, Jennifer

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një nga çiftet më të dashur në Hollywood, por jo gjithçka po shkëlqen në marrëdhënien e tyre.

Pas historisë së magjepsjes me çiftin dhe puthjeve për objektivët e paparacëve, fshihet shumë më tepër në raportin që ka pasur uljet dhe ngritjet e veta.

Së fundmi, në intervistën për promovimin e filmit “Mother”, ku ajo është protagoniste, JLo ka zbuluar se çfarë e acaron marrëdhënien e saj me Afleck.

"Ai gjithmonë më thotë se çfarë të vesh. Ai ka dëshirë të vendosë për gjithçka, me pak fjalë është shumë stresuese", u shpreh ajo duke iu referuar bashkëshortit të saj.

Lopez më tej "shpërtheu" me fjalë më të ashpra për Ben Affleck.

Nuk është njeri i lehtë, debaton gjithmonë për atë çka unë vesh. Kur unë vesh top-crop më pyet se ku është pjesa tjetër e bluzës dhe më pas do t’i dëgjohet fjala për çdo gjë”.

Historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck çmendi të gjithë botën.

Ndarja një hap larg dasmës në vitet 2000 dhe më pas rikthimi me martesë pas 20 vitesh, u mendua se do të mbyllte historinë me fund të lumtur, por tani mes çiftit është hapur kapitulli i krizës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos