Kërmijtë rozë i mbijetojnë zjarreve në Australi

Nga A2 CNN
28 Janar 2020, 18:04 | Lifestyle

Një kërmill rozë fosforeshent, i cili jeton vetëm në majën e një mali në veri të rajonit të Uellsit të Ri Jugor në Australi, i ka mbijetuar zjarreve që goditën zonën për muaj me radhë, edhe pse pjesa dërrmuese e habitatit të tij është djegur.

Rreth 60 individë të kërmillit të malit Kaputar që mund të rritet deri në madhësinë e dorës së njeriut, u pikasën nga rojet e Parkut Kombëtar pas reshjeve të fundit të shiut. Zjarri në mal dogji për gjashtë javë rreth 18 mijë hektarë tokë.

Mali është formuar nga një vullkan dhe në të gjenden 20 specie kërmijsh, që nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër në botë. E gjithë zona është shpallur si e rrezikuar por autoritetet thanë se disa prej kërmijve kanë arritur të mbijetojnë pasi janë fshehur mes të çarave të shkëmbinjve. Ato konsiderohen nga studiuesit si element bazik dhe në themelet e ekosistemit atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos