Këshilla shëndetësore, si të mos sëmureni kur udhëtoni me avion apo autobus

Nga A2 CNN
18 Tetor 2019, 20:33 | Lifestyle
Këshilla shëndetësore, si të mos sëmureni kur

Si të mos sëmureni teksa udhëtoni, kryesisht me avion? Edhe një kabine brenda në avion duhet trajtuar siç duhet. Hapësira e mbyllur, ajri i ricikluar dhe numri i lartë i njerwzve në avion, i bëjnë aeroplanët terren kryesor për rritjen e baktereve.

Tabakatë portabël, vendi ku pasagjerët vendosin ushqimin, është provuar të jetë deri më tani, sipërfaqja më e kontaminuar. Ajo pasohet nga kondicioneri mbi kokë, butoni i ndezjes, kapaku i tualetit dhe rripi i sigurimit. Ndaj, çfarë mund të bëjnë udhëtarët që të mos sëmuren teksa janë në fluturim? Mbani peceta anti-bakteriale dhe dezinfektantë për duart.

Përpara se të uleni, fshini tavolinat e ngrënies, rripin e sigurimit dhe krahët e sediljes. Hidratohuni sepse ajri në kabinën e aeroplanit është i ricikluar dhe përmban më pak lagështi nga sa ne jemi mësuar. Zgjidhni gjithnjë ulësen pranë dritares. Pasagjerët që ulen nga dritarja janë më pak të rrezikuar nga infeksionet sepse kanë më pak kontakt me pasagjerët e tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos