Opozita parlamentare ka kërkuar në takimin e sotëm të Këshillit Politik edhe njëherë hapje të listave dhe ndryshim të kodit.
"Pasi të hapim listat të rishikojmë kodin zgjedhor që të mos ketë militantë dhe hajdutë te kutia e votimit. Mbledhja ka mbaruar, por u fut sërish, pasi dashuria është gjë e madhe."
Murrizi u shpreh më tej se opozita në parlament nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit. “Nuk marrin kokërr vote nga opozita për pazarit tuaj”, u shpreh Murrizi. (A2 Televizion)