Kharkivi nën bombardimet ruse, të tjera viktima mes civilëve

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 10:02 | Bota
Kharkivi nën bombardimet ruse, të tjera viktima mes civilëve

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në zonat rezidenciale të qytetit ukrainas Kharkiv, gjatë 24 orëve të fundit.

Sulmet kanë qenë intensive dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërtesa qeveritare, shkolla apo spitale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë zjarre të mëdha si pasojë e bombardimeve në të paktën 21 ndërtesa shumëkatëshe në Kharkiv. Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit iu kanë ardhur në ndihmë të paktën 200 personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos