
Është rikthyer këtë të diel në vendin tonë ora dimërore. Në orën 03:00, akrepat u kthyen 60 minuta pas, në orën 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë.
Ndryshimi sjell më shumë dritë në orët e mëngjesit, por errësira bie më herët pasdite dhe në mbrëmje.
Ndërrimi i orës bëhet çdo vit në të dielën e fundit të tetorit, kur nis ora dimërore, dhe në të dielën e fundit të marsit, kur rikthehet ora verore.
Sistemi i ndryshimit sezonal të orës është zbatuar në shumë vende evropiane që prej vitit 1981.
Ndryshimi sezonal i orës vijon të jetë objekt debati në Evropë, për shkak të diskutimeve mbi ndikimin e tij në shëndetin, mirëqenien dhe ritmin e përditshëm të qytetarëve. (A2 Televizion)