
Egnatia po shkruan një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së saj. Kampionët e Shqipërisë kanë kaluar nëpër tri kompeticione europiane, nga Champions League, te Europa League, për të siguruar një vend në fazën e ligës së Conference League.
Bilanci flet qartë,Rrogozhina mund të konkurrojë përtej kufijve.. Në dhjetë ndeshje europiane, Egnatia ka regjistruar dy fitore dhe shtatë barazime në kohën e rregullt, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje brenda 90 minutave. 21 gola të shënuar dhe 15 të pësuar janë një tjetër tregues i një skuadre që ka ditur të shfaqë forcën e saj në arenën ndërkombëtare.
Fitorja 6-1 ndaj Petrocub dhe përmbysja 5-1 ndaj Shamrock Rovers mbeten ndër momentet më të spikatura të kësaj aventure.Eliminimi nga Celje në kualifikueset e Champions League dhe më pas nga Lillestrom në Europa League nuk e ndali Egnatian, që arriti të siguronte një vend në fazën e ligës së Conference League.
Ekipi i Nevil Dedes kërkon të lë gjurmë. Pas barazimit 1-1 me danezët e Midtjylland në ndeshjen e parë, Egnatia mori një tjetër pikë të rëndësishme në transfertë, duke barazuar me të njëjtin rezultat ndaj Aarhusit.
Dy pikë në dy ndeshjet e para të fazës së ligës, përballë kundërshtarëve me eksperiencë europiane, janë një nisje që mban të hapura shpresat për vazhdimësinë.
Rrogozhinasit kanë treguar se nuk kanë shkuar në Europë vetëm për të marrë pjesë, por për të konkurruar, fituar dhe për të vazhduar të shkruajnë historinë e tyre. (A2 Televizion)