Kievi: Mbi 100.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 11:09 | Bota
Kievi: Mbi 100.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga

Më shumë se 100.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i forcave të Moskës, më 24 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook.

“Në këtë periudhë, Rusia humbi gjithashtu 3000 tanke dhe rreth 6000 automjete të tjera të blinduara në fushën e betejës”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.

Rreth 100.400 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 660 dje, tha ushtria ukrainase.

Në përditësimin për humbjet e pësuara deri më tani nga Moska, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tregon se janë rrëzuar gjithashtu 283 luftëtarë, 267 helikopterë dhe 1693 dronë. Forcat e Kievit thonë se shkatërruan 3003 tanke ruse, 5981 automjete të blinduara luftarake, 1978 sisteme artilerie, 413 sisteme të shumta raketahedhëse, si dhe 16 anije dhe 653 raketa lundrimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos