Kievi zyrtar: SHBA nuk është kundër dërgimit të avionëve nga territori polak

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 07:37 | Bota
Kievi zyrtar: SHBA nuk është kundër dërgimit të

Qeveria ukrainase në një reagim të fundit zyrtar, bëri me dije se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kundërshtim për dërgimin e avionëve ushtarakë në Ukrainë nga Polonia.

Pentagoni e hodhi poshtë këtë mundësi javët e fundit, duke e quajtur atë një ofertë me rrezik të lartë që mund të përshkallëzonte më tej konfliktin.

Megjithatë, në një deklaratë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se zyrtarët e lartë në Uashington nuk kanë kundërshtime për transferimin e avionëve.

“Për aq sa mund të konkludojmë, topi tani është në fushën polake. Ne do ta shqyrtojmë çështjen më tej. me kolegët polakë", tha Kuleba.

Ukraina, prej ditësh tashmë, kërkon ndihmë ushtarake nga vendet partnere dhe një gjë të tillë e theksoi dhe në samitin e fundit të NATO, ku kërkoi më shumë asistencë, sidomos ajrore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos