Kili, protestuesit bastisin kishat dhe djegin statujat e Jezusit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 10:13 | Bota

Protestuesit në Kili kanë nisur që të bastisin kishat, disa javë pas nisjes së protestave masive në vendin amerikano-jugor.

Një grup protestuesish të veshur me të zeza u futën nëpër kisha në zonën e La Asuncion dhe nxorën prej aty statuja Jezusi dhe ikona, për t’i vënë më pas zjarrin.

Protestat në Kili nisën muajin e kaluar, pasi qeveria njoftoi një rritje të biletave të metrosë. Me kalimin e ditëve protesta u kthye në një lëvizje kombëtare pa udhëheqës që kërkon tashmë arsim më të mirë, përmirësim të shërbimit shëndetësor dhe barazi ekonomike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/05/protestat-ne-kili-molotov-ndaj-policise-dy-efektive-ne-flake/

A2 CNN Livestream

Latest Videos