Qielli bëhet portokalli, krijohen re e vetëtima, alarm për zjarret në Australi

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2019, 12:19 | Bota

Qielli u bë portokalli në Australi, pasi më shumë se 90 vatra zjarri po digjen në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa mbi 1 mijë zjarrfikës po luftojnë me flakët që ushqehen nga thatësira, temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Ekspertët thonë se disa prej tyre po krijojnë kushtet e veta të motit, përfshirë të ashtuquajturat retë e zjarrit që mund te prodhojnë vetëtima, por pa shi.

https://www.youtube.com/watch?v=LwAAkTmkg5E

Ka raportime për persona të bllokuar nëpër banesa, ndërsa ekipet e shpëtimit nuk arrijnë dot atje për shkak të fuqisë së zjarreve.

“Fatkeqësisht jemi në territor të pasigurt. Nuk kemi parë kurrë kaq shumë zjarre dhe situata të tillë. 90 zjarre vazhdojnë të digjen, 50 nga të cilat janë jashtë kontrollit”, tha Shane Fitzsimmons, Departamenti Zjarrfikës.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të kërkojnë vendstrehime të sigurta kundër zjarrit në vend që të largohen, pasi sipas tyre është shumë vonë për të ikur.

Paralajmërime për gjendje emergjence u lëshuan edhe në Kuinsland dhe Australinë Perëndimore, ku gjithashtu janë krijuar disa vatra. Në Uellsin e ri jugor, zjarrfikësit po luftojnë me flakët që prej shtatorit.

Muajin e kaluar, dy persona vdiqën në përpjekjen për të mbrojtur banesën e tyre. Mbi 2 mijë hektarë shkurre ku jetonin koala dhe qindra kafshë besohet të kenë ngordhur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos