Kim Jong-un inspekton sistemin e ri, lëshon disa raketa njëherazi

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 11:14 | Bota
Kim Jong-un inspekton sistemin e ri, lëshon disa raketa njëherazi

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, inspektoi testimin e një sistemi të ri raketor të zhvilluar së fundmi.

Njoftimi erdhi nga media shtetërore e regjimit komunist. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një sistem që mund të lëshojë disa raketa të kalibrit të lartë në të njëjtën kohë.

Testimi i fundit raketor u konfirmua dhe nga ushtria e Koresë së Jugut. Kjo ishte hera e tretë që Kim Jong-un lëshon raketa balistike në më pak se dy javë.

Këto testime, vijnë si paralajmërim ndaj Koresë së Jugut për shkak të planifikimit të stërvitjes së përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Peniani i shikon këto manovra ushtarake si përgatitje për luftë dhe pushtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos