Koreja e Jugut: Kim Jong-un është shëndoshë e mirë

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 08:15 | Bota
Koreja e Jugut: Kim Jong-un është shëndoshë e mirë

Zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un.

Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të tjerë se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut.

Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e koronavirusit.

Të tjera publikuan edhe lajmin e vdekjes së mundshme të tij. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha Yeun Chul.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos