Kim Kardashian akuzohet se dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe që veshi në Met Gala

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 18:57 | Showbiz

Kim Kardashian i mahniti të gjithë kur u shfaq në Met Gala të këtij viti e veshur me fustanin ikonik Jean Louis që Marilyn Monroe veshi në vitin 1962 për t'i kënduar "Happy Birthday" Presidentit John F. Kennedy.

Mirëpo, tani ylli i reality është akuzuar se e ka dëmtuar fustanin në mënyrë të pariparueshme.

Llogaria në Instagram @marilynmonroecollection ka shpërndarë disa foto të fustanit, para dhe pas Met Gala.

https://www.instagram.com/p/Cext-0cOmRh/?utm_source=ig_web_copy_link

Në foton tjetër, fustani, i cili ishte marrë me qira nga “Ripley's Believe It or Not!”, duket se ka disa probleme, përfshirë "mungesën e kristaleve" ose "të mbetur varur nga një fije".

Por një burim i afërt me Kim dyshohet se i mohoi të gjitha akuzat, duke zbuluar se imazhet "nuk janë të sakta" dhe se pretendimet që ylli e ka dëmtuar fustanin janë "krejtësisht të rreme".

41-vjeçarja Kim Kardashian u kritikua ashpër për veshjen e fustanit të famshëm prej ari të Marilyn Monroe në Met Gala në Nju Jork.

Përveç fustanit të Blake Lively që përfaqësonte Statujën e Lirisë, fustani i Kim ishte look-u më i përfolur i natës.

Fansat e Marilyn-it kanë deklaruar me zë të lartë se lënia e Kim Kardashian-it të vishte këtë fustan ishte një fyerje për Marilyn-in legjendare dhe një rrezik shumë i lartë për një pjesë të tillë ikonike të modës.

Ylli i realitetit humbi 7 kilogramë para eventit për të veshur fustanin e famshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos