Kim në Vlorë: Askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 15:04 | Politikë
Kim në Vlorë: Askush nuk duhet të shesë apo të

Nga Tirana, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka shkuar në Vlorë. Ajo tha se do të ndalet në disa qytete për të parë nga afër procesin e votimit.

Një koment e ka pasur edhe për Himarën, ku një prej kandidatëve, më konkretisht Fredi Beleri i koalicionit “Bashkën Fitojmë”, ndodhet në burg. Kim e pati të qartë mesazhin e saj duke thënë se askush nuk duhet të shesë apo të blejë vota, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë bazuar mbi ligjin.

“Jam një nga vëzhguesit ndërkombëtarë të shumtë. Situata deri në këto momente duket se po shkon mirë, por jam një nga personat, do të duhet të presim të dëgjojmë të gjitha vëzhgimet. Duhet të presim për raportimet nga ODIHR. Po ndalemi në të gjithë vendin, isha në Nivicë dhe Selenicë dhe do të shkoj në disa vende të tjera. Ne po shikojmë situatën edhe në Himarë. Nuk duhet të ketë asnjë presion, askush nuk duhet të shesë apo të blejë votën, është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë dhe të njëtrajtshme në çdo situatë”, tha Kim.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos