Kimmich shmang humbjen e Bayern

Nga A2 CNN
24 Janar 2023, 22:48 | Futboll
Kimmich shmang humbjen e Bayern

Bayern Munchen nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Këln, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë morën pikën vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, kur Joshua Kimmich dërgoi topin në rrjeti pas pasimit të Upamecano, duke shmangur humbjen në Mynih.

Këln kishte kaluar në avantazh me anë të Skhiri, që në minutën e katërt.

Pavarësisht barazimit, Bayern ruan vendin e parë me 36 pikë, 4 më shumë se Leipzig i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos