Mbi 600 viktima nga koronavirusi në Itali

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 17:32 | Bota
Mbi 600 viktima nga koronavirusi në Itali

Vijojnë të jenë tepër të rënda bilancet ditore nga Italia, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kështu, në 24 orët e fundit nga 225,640 tamponë të kryer janë konfirmuar 32.961 raste me koronavirus.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur me 8180 infeksione ditore.

Sipas shifrave zyrtare, rritje ka pësuar dhe numri i viktimave, ku në ditën e fundit u regjistruan 623 humbje jete, për një total prej 42.953 viktimash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos