Kina harron virusin. Stadium 1,7 miliardë dollarë për kampionët e Guangzhou

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 21:02 | Futboll

Skuadra kampione e Kinës, Guangzhou Evergrande nisi këtë të enjte ndërtimin e stadiumit të ri. Impianti, është një vepër që do të kushtojë 12 miliardë yuan, ose ndryshe 1,2 miliardë dollarë.

Një investim kolosal, me stadiumin e ri që do të ketë kapacitet 100 mijë vende, duke qenë një prej më të mëdhenjve ne botë dhe pritet të jetë gati ne vitin 2022. Ai do të jetë edhe më i madh se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës.

https://twitter.com/titan_plus/status/1250730549922021376

Përveç kapacitetit, tejet i veçantë është dezajni i jashtëm, që ngjason me një lule zambaku. Impianti është në gjendje që të ndryshojnë ngjyrën, me mbulesën në formë petalesh që mund të ngjyroset me portokalli, blu apo edhe rozë. Kjo e bën të përshtatshëm për një spektakël të jashtëzakonshëm ngjyrash, ashtu siç e tregon edhe video e projektit, e publikuar nga klubi kampion i Superligës kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos