
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar orët e fundit një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve të fundit janë acaruar jo pak dhe pas deklaratës së kreut të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, duke e quajtur atë “virusi kinez”.
Sipas agjencisë së lajmeve kineze, presidenti Xi Jinping deklaroi se Kina dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë për të luftuar virusin.
Lideri kinez insistoi se Pekini ka qenë gjithmonë transparent në lidhje me epideminë, duke hedhur poshtë lajmet se Kina i tregoi shumë vonë botës për Covid-19.
Presidenti Xi i ofroi mbështetje Shteteve të Bashkuara dhe shtoi se shpreson që Uashingtoni të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në SHBA.
Ditët e fundit Kina iu ka ofruar ndihmë disa vendeve në Evropë, Azi dhe Afrikë për të përballuar numrin e lartë të pacientëve të infektuar. (A2 Televizion)