Kina kundër SHBA, BE: Mbështesim OBSH dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 17:21 | Bota
Kina kundër SHBA, BE: Mbështesim OBSH dhe bashkëpunimin

Ministria e Jashtme në Kinë tha se presidenti amerikan Donald Trump po mashtron opinionin publik dhe se po përpiqet të diskreditojë Kinën, duke aluduar në letrën dërguar OBSH-së se kjo organizatë varet nga vendimmarrja e Pekinit zyrtar.

Sipas Pekinit zyrtar letra e Donald Trump synon të zhvendosë vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Lidhur më kërcënimin e Trump për të ndërprerë fondet ndaj OBSH-së ka reaguar edhe Bashkimi Europian. Përmes një zëdhënësi unioni thekson se mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar dhe zgjidhjet multilaterale në krizën e lidhur me pandeminë.

https://a2news.com/2020/05/19/trump-leter-obsh-permiresohuni-ose-largohemi-perfundimisht/

“BE mbështet OBSH-në dhe përpjekjet e organizatës për të frenuar pandeminë. Është momenti  për solidaritet, e jo për të minuar bashkëpunimet shumëpalëshë”, thuhej në reagimin e Komisionit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos