
Kina po planifikon rregulla të reja për automjetet të cilat parashikojnë më shumë mbështetje për ato hibride sesa për makinat e tjera me naftë dhe benzinë.
“Toyota” do të jetë edhe një nga përfituesit më të mëdhenj të këtyre ndryshimeve, që mund ti lejojnë të prodhojë më shumë makina hibride dhe elektrike, çka do të sjellë rrjedhimisht edhe kosto më të ulët për blerjen e tyre.
Kina aplikon rregullat më të rrepta në botë në lidhje me prodhimin e automjeteve që emetojnë dioksid karboni. Këto rregulla kanë shtyrë prodhuesit e automjeteve që të shpenzojnë miliarda dollar për zhvillimin e makinave që shkaktojnë më pak ndotje.
Ndryshimi i propozuar erdhi si një surprizë, pasi sipas ekspertëve qeveria kineze nuk ka bërë kurrë një trajtim preferencial për teknologjinë hibride. Sipas tyre, kjo është një përpjekje për të promovuar makinat hibride. Ndërkohë, më herët qeveria kineze vendosi të ofrojë subvencione për blerjen e makinave elektrike. (A2 Televizion)