Kina mohon: Rusia nuk na ka kërkuar ndihmë për çështjen e Ukrainës

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 10:10 | Bota
Kina mohon: Rusia nuk na ka kërkuar ndihmë për

Kina ka bërë me dije se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë asaj për luftën në Ukrainë.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë të dielën CNN se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushatarake, përfshirë dronë. Gjithashtu, i ka kërkuar edhe ndihmë ekonomike.

https://a2news.com/2022/03/13/shba-rusia-ka-kerkuar-pajisje-ushtarake-nga-kina-qe-prej-nisjes-se-pushtimit-te-ukraines/

Por, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, theksoi në një konferencë shtypi se “Amerika po dezinformon”.

“Kohët e fundit, SHBA-ja po dezinformon kundër Kinës, në lidhje me çështjen e Ukrainës”, tha Lijian.

“Qëndrimi i Kinës sa i përket kësaj çështjeje është i qartë dhe ne kemi luajtur rol konstruktiv në promovimin e negociatave të paqes. Është e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen dhe të ulin tensionet, e jo t’i hedhin benzinë zjarrit”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos