Kina po kryen miliona testime, 14 persona pozitiv me koronavirus në një javë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 17:08 | Aktualitet

Autoritetet kineze të shëndetësisë kanë nisur të testojnë miliona persona, ndërsa kanë rritur edhe masat duke mbyllur edhe shkollat pasi disa raste me koronavirus janë zbuluar ditët e fundit në tre qytete.

Masat e reja janë duke u aplikuar në Tianjin, Shanghai dhe Manzhouli, ndërsa në 24 orët e fundit u raportuan dy raste të reja, duke e çuar në 14 numrin e të infektuarve që nga java e kaluar. Kina kishte vënën nën kontroll pandeminë, por rastet e reja dhe stina e dimrit kanë rikthyer frikën e shtimit të rasteve.

Deri tani, Kina ka regjistruar 86442 të infektuar në total, nga të cilët kanë humbur jetën 4634 persona, që nga zbulimi i virusit në qytetin e Wuhan-it.

Mbrëmjen e së dielës, të gjithë punonjësit e aeroportit në Pudong, 17719 persona, u testuan për koronavirus. Ndërkohë, në rrjetet sociale u shpërndanë pamje me skena kaotike në aeroport, ndërsa punonjësit prisnin radhën për të bërë tamponin. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos